Transmetuar më 05-10-2022, 15:39

Tiranë- Tashmë janë publike përplasjet mes Evi Kokalarit dhe disa emrave në PD, veçanërisht me deputetin Belind Këlliçi.

Një ditë më parë Evi Kokalari lëshoi akuza edhe ndaj kryetarit të PD Sali Berisha.

Sot ka reaguar ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Edvin Kulluri.

Ky i fundit e cilëson Kokalarin si të blerë nga kryeministri Edi Rama, me qëllim që të sabotojë revolucionin e tetorit.

Sipas tij, Evi Kokalari ishte një gjarpër në gjirin e Partisë Demokratike.

“Të dashur demokratë! Rama do bëjë të pamundurën të blejë këdo brenda PD për të sabotuar revolucionin e tetorit! Ndaj shtrëngoni radhët dhe ruani gadishmërinë!

Rregjimi i ka oret e numëruara!

Evi Kokalari ishte një gjarpër në gjirin tonë!”, shkruan ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd