Transmetuar më 05-10-2022, 12:05
Tiranë- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e kryetarit të bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj për gjykim të shkurtuar, duke e marrë si të pandehur.
Ismailaj u akuzua nga SPAK për falsifikim të formularit të deklarimit, pasi kishte fshehur një dënim të vitit 2000 me 3 vite burg në Greqi.
Ai është dënuar në shtetin fqinj për dy vepra penale, ndërsa në vendin tonë figuronte më një dënim me gjobë vetëm për veprën penale të rrahjes.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd