Transmetuar më 05-10-2022, 11:05

Burrel – Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor kombëtar Burrel-Rrëshen mëngjesin e sotëm.

Një mjet tip “Pasat” është përplasur me një kamion të tonazhit të rëndë në vendin e quajtur Pujkë.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar 5 personat që ndodheshin në automjet, të cilët janë dërguar në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë.

Shoferi dhe pasagjerja në vendin e parë kanë pësuar lëndime më të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore. (noa.al/M.D)