Transmetuar më 04-10-2022, 17:25

Të paktën katër alpinistë u vranë sot nga një ortek në Himalaje në Indi, sipas njoftimit të autoriteteve zyrtare,

Ndërkohe mediat në vend janë çuar numrin e të vdekurve në 10. Sakaq bëhet me dije se orteku i zuri poshtë alpinistët në një lartës prej 4880 metrash në Uttarakhand.

“Kemi konfirmuar vdekjen e katër personave, nga 33 që kanë mbetur të bllokuar (në dëborë). Tetë u shpëtuan”, tha për AFP Ridhim Agarëal, kreu i shërbimit të shpëtimit të Uttarakhand.

“Binte borë por moti është përmirësuar tani dhe ne kemi filluar operacionin e shpëtimit me ndihmën e forcave ajrore dhe shërbimeve të tjera. Operacioni do të vazhdojë për aq kohë sa ta lejojë moti dhe derisa të gjithë të jenë të sigurt”, theksoi ai.

Në gusht, një alpinist u gjet i vdekur dy muaj pasi ra në një të çarë ndërsa po kalonte një akullnajë në shtetin verior indian të Himachal Pradesh. Javën e kaluar , trupi i skiatores dhe alpinistit të famshëm Hilary Nelson u gjet në shpatet e Manaslu, një mal në Nepal. Gjurmët e Nelsonit humbën ndërsa ajo po bënte ski në malin e tetë më të lartë në planet.

Ditën e aksidentit, një ortek goditi kampet 3 dhe 4 në malin 8163 metra, duke vrarë alpinistin nepalez Anoop Rai. Dhjetë persona të tjerë u plagosën.

Nuk ka studime të mjaftueshme mbi efektet e ndryshimeve klimatike në Himalaje, por alpinistët vërejnë se çarjet po zgjerohen, ujë ka në zonat që më parë ishin të mbuluara me borë, ndërkohë që shtohen edhe liqenet akullnajore.