Transmetuar më 04-10-2022, 15:52

Delvinë- Aksident me motor në aksin Kardhiq-Delvinë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Fushë-Verri
Enton Ndini 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit ai ka ndërruar jetë, në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





