Transmetuar më 04-10-2022, 14:50

Librazhd- E pazakontë në Librazhd.

Një furgon është futur brenda një marketi në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas dëshmitarëve okularë, furgoni që u fut brenda marketit, ishte pa shofer.

Pë fet të mirë nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, por dëmet në marketin në pronësi të Aqif Dautit kanë qenë të konsiderueshme.

Sa i përket shoferit, mësohet se ai kishte zbritur të pyeste për furnizimin me mall të dyqanit dhe e kishte lënë automjetin ndezur tek dera e biznesit.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të dokumentuar rastin në fjalë.