Transmetuar më 04-10-2022, 14:17

Durrës- Policia ka publikuar emrat e disa prej personave që janë arrestuar, e po ashtu që janë shpallur në kërkim, pas shkatërrimit të një bande kriminale që vepronte në Durrës dhe Tiranë.

Këta persona vepronin si vrasës me pagesë, ndërsa akuzohen se qëndrojnë pas disa ngjarjeve kriminale në vend.

Të arrestuar në kuadër të operacionit ’Porositësi”: Gentjan Beqiraj dhe Indrit Beqiraj; Ilirjan Feçi.

Të shpallur në kërkim: Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, Agron Bejdolli, Aleksander Laho alias Pëllumb Muharremi, Dritan Ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, Alban Skonja. Kasandër Noga – i arrestuar në Belgjikë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd