Transmetuar më 04-10-2022, 13:03

Neymar Santos, babai i sulmuesit Neymar Jr., pësoi një aksident në Paris gjatë një feste të mbajtur në shtëpinë e tij për të festuar triumfin e kombëtares braziliane në miqësoren kundër Tunizisë, të martën e kaluar (27 shtator).

57-vjeçari ka rrëshqitur në shkallët e shtëpisë me një pije në dorë dhe është dashur të dërgohet me urgjencë në spital. Në vendngjarje u konstatua se i ati i yllit të PSG ka thyer brinjët, përveç një prerjeje në dorë, teksa ka qenë duke mbajtur një gotë me pije në momentin që ka rënë.

Nag ana tjetër, vetë Neymar duket se është përfshirë indirect në zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në vendin e tij. Pa deklaruar mbështetje të hapur për asnjë kandidat, siç do të ishte rënë dakord nga lojtarët e kombëtares braziliane, sulmuesi Neymar Jr. falënderoi me një video praninë e presidentit në fuqi Jair Bolsonaro në Institutin Neymar:

“Ju falënderoj për vizitën e shkëlqyer, doja shumë të ishim bashkë. Fatkeqësisht jam larg, por herën tjetër do të jemi bashkë. Shpresoj që t’ju pëlqejë vizita në institut, çka është qëllimi im më i madh në jetën time”.