Transmetuar më 04-10-2022, 09:25

Tiranë- Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, djemtë janë surprizuar nga dy hyrje të reja. Dy vajza janë bërë pjesë e programit të dashurisë, Aleandra dhe Iris.

Ato ranë në sy me hyrjen e tyre të veshura si police teksa u shprehën se do vendosin rendin në emision.

Dy vajzat në fjalë janë shoqe të ngushta dhe u shprehën se janë të sigurta që "Për’puthen" nuk do e prishë shoqërinë e tyre pasi kanë shije të ndryshme për djemtë.

E para që realizoi takim ishte Iris, e cila u ftua nga Petro, për të cilin shprehu dhe pëlqim.