
Nuk i mbajti dot lotët. Gonzalo Higuain njoftoi në konferencën për shtyp vendimin e dhimbshëm për të thënë “stop” dhe “varur çizmet më Gozhdë”. Udhëtimi i gjatë i “Pipita” në futboll ka marrë fund. Sulmuesi argjentinas, i cili do të shuajë 35 qirinj më 10 dhjetor, ka njoftuar vendimin e tij për t’u tërhequr në fund të sezonit aktual: "Sot jam këtu për t’ju treguar historinë time. Ka ardhur dita për t’i thënë lamtumirë futbollit".
‘Pipita’ me lot në sy ka shpjeguar vendimin për t’i dhënë fund karrierës së tij si futbollist. Argjentinasi nuk mundi t’i mbante dot emocionet ditën kur u mor vendimi përfundimtar për t’i dhënë lamtumirën futbollit.
Gonzalo Higuaín anuncia su retiro del fútbol profesional.
Disputará lo que resta de la temporada con @InterMiamiCF y ese será su último capítulo.#InterMiamiCF pic.twitter.com/n6ntFBnaLC
— José Armando (@Jarm21) October 3, 2022
Higuain nuk do ta rinovojë kontratën që e lidh deri më 31 dhjetor 2022 me Inter Miami, klub me të cilin do të luajë dy ndeshjet e fundit të karrierës, përpara se të thotë lamtumirë, kundër Orlando City më 6 tetor dhe Montreal më 9 tetor.
Në konferencën për shtyp kanë qenë të pranishëm edhe bashkëlojtarët e tij, të cilët personalisht kanë shumë respekt për “Pipita”.
Fillimet e tij si futbollist janë te River Plate, kapërcimi drejt Real Madridit dhe aventurat në Itali, mes gëzimeve dhe hidhërimeve, me Napolin, Juventusin e Milanin, përveç huazimit te Chelsea. Më pas eksperienca në MLS, e fundit në karrierën e tij. Një rrugëtim që zgjat mbi 15 vite në emër të golit, i cili nuk ka dështuar kurrë.
Gonzalo Higuaín anuncia su retiro del fútbol profesional.
Disputará lo que resta de la temporada con @InterMiamiCF y ese será su último capítulo.#InterMiamiCF pic.twitter.com/n6ntFBnaLC
— José Armando (@Jarm21) October 3, 2022
Ai ishte finalist i Kupës së Botës me Argjentinën, me të cilën luajti tre Botërorë. Higuain e ka fituar tri herë La Liga-n në karrierën e tij, po aq Serie A dhe Kupën e Italisë. Në “palmarès” e tij ka edhe një Kupë Mbreti, dy Superkupa të Spanjës dhe një Superkupë Italiane, por mbi të gjitha “Europa League” e fituar në kohën e Chelsea me Maurizio Sarri në stol, trajneri me të cilin kishte një ndjenjë të veçantë dhe arriti rekordin e 36 golave të shënuar në një sezon vetëm të Serie A.
Pas 277 golave dhe 84 asisteve në mbi 500 ndeshje, rrugëtimit të Gonzalo Higuain po i vjen fundi. “Pipita’”është gati “t’i varë këpucët në gozhdë” në fund të një karriere plot suksese. Një rrugë kampioni, në të cilën veshi fanella të rëndësishme dhe përjetoi shumë kënaqësi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





