Transmetuar më 04-10-2022, 08:29

GREQI- Zbulohen detaje tronditëse nga përdhunimi i gruas nga shqiptari në Greqi. Media greke citon se një 28-vjeçare greke ka përjetuar tmerr nga bashkëshorti i saj 33-vjeçar shqiptar. Ky i fundit, fillimisht e ka dhunuar e më pas përdhunuar, në Almyri të Korinthit.

Gjithçka ka ndodhur në orët e para të së mërkurës kur 33-vjeçari shkoi me makinën e tij drejt shtëpisë së ish-bashkëshortes, shkruan Protothema.gr.

Aty autori futi me forcë 28-vjeçaren në makinë dhe janë nisur drejt zonës së Istmit. Gjatë gjithë rrugës ai e dhunoi egërsisht duke e goditur me grusht në kokë dhe në trup.

“Më kapi nga koka dhe po më godiste në xhamin e makinës dhe në kroskot ”, ka përshkruar viktima se çfarë ka kaluar. Më pas ish-burri i saj tentoi ta zhveshte me forcë dhe kur ajo tentoi të largohej, ai mori një çakmak dhe i vuri zjarrin flokëve. Ankthi për 28-vjeçaren megjithatë nuk mbaroi me kaq. 33-vjeçari e tërhoqi zvarrë në shtëpinë e prindërve të tij në Korint ku e përdhunoi.

28-vjeçarja nënë e dy fëmijëve ka shkuar në spital me lëndime të rënda në fytyrë.

Siç tregoi 28-vjeçarja, në fakt kjo nuk ishte hera e parë që ajo ishte viktimë e abuzimit nga bashkëshorti i saj, i cili e kërcënoi se do ta hidhte në Istmus.

Shqiptari është vënë në pranga nga policia greke.