
ITALI- E rëndë në Itali. Një prind ka kërcënuar me jetë trajnerin e U-17, Giuliano Capobianco, të Avellinos me qëllim që fëmija i tij të ishte pjesë e formacionit. Ky i fundit u përpoq të minimizonte incidentin duke pretenduar se është fryrë nga mediat.
Në realitet ishte klubi i Avellinos që zbuloi faktet me një deklaratë për shtyp ku thuhet: "Us Avellino 1912 dënon ashpër episodet e dhunës që kanë ndodhur në 48 orët e fundit. Klubi shpreh solidaritetin e plotë me Giuliano Capobianco, për kërcënimet dhe tentativat e vazhdueshme të pësuar muajt e fundit nga prindërit. Klubi do të marrë masa kundër pjesëtarëve të përfshirë."
Sipas autoriteteve që hapën një hetim për rindërtimin e fakteve, në një letër adresuar trajnerit Giuliano Capobianco shkruhej: "Do të presë kokën dhe do e fus në një valixhe nëse nuk e aktivizon djalin tim".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





