Transmetuar më 03-10-2022, 18:40

POGRADEC- Një trajler ka devijuar nga rruga dhe bllokoi aksin kombëtar Pogradec-Lin.

Avaria ndodhi pasditen e sotme. Trajleri ka pësuar difekt në mes të rrugës duke shkaktuar rradhë të gjata të automjeteve.

Policia shkoi në vendngjarje dhe normalizoi trafikun e automjeteve.