Transmetuar më 03-10-2022, 17:40

Tiranë- Gjatë javës së shkuar Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar gjithësej 30 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet përkatëse nën efektin e drogës, të dehur ose pa leje drejtimi. Dy prej tyre kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.

Efektivët e Policisë gjithashtu kanë bllokuar gjithësej 6 automjete dhe kanë pezulluar 253 leje drejtimi për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës falenderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

•Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

• 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.

•24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

•253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.