Transmetuar më 03-10-2022, 16:35

Këngëtarja e njohur, Aida Doçi është shtatzënë për herë të parë. Ndonëse këngëtarja nga Kosova dhe partneri i saj janë munduar që ta mbajnë këtë periudhë të ëmbël larg vëmendjes së publikut, burime për Prive kanë konfirmuar se ylli i muzikës shqiptare është disa muajshe shtatzënë.

Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e saj. Këngëtarja ka qenë shumë e angazhuar gjatë verës me koncerte dhe dasma. Anash nuk ka lënë as projektet muzikore, ku më i fundit ishte dueti me Bardhin dhe Florian Tufallarin.