Transmetuar më 03-10-2022, 16:13

Vetëm në shtatë muajt e parë të vitit në vazhdim, afro gjashtë mijë shtetas shqiptarë kanë kërkuar zyrtarisht azil në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, raporton noa.al duke cituar të dhënat e publikuara nga Eurostat. Edhe mbi 4 700 të tjerë aplikuan për azil në Britaninë e Madhe.

Raporti analizon 5 800 kërkesa të bëra nga shtetasit shqiptarë duke evidentuar se ato janë dyfishi i të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Gjysma e kërkesave janë bërë në Francë, aty ku plot shqiptarë 10 vitet e fundit kanë marrë pa shumë mundim azilin.

Azil po kërkohet edhe në Gjermani e Itali, por jie në sy që 600 shqiptarë kanë kërkuar azil edhe në Greqi.

Surprizë është edhe Irlanda ku janë rreth 100 shqiptarë që kanë kërkuar azil muajt e fundit. Kjo shifër është katër herë më e lartë se mesatarja e viteve të fundit.

Edhe në Belgjikë kanë aplikuar 240 shqiptarë të tjerë, më së shumti familjarë.

Azili kërkohet me motive politike dhe motive sigurie. Por Shqipëria gjendet në listën e vendeve të cilësuara si të sigurta ndaj dhe pjesa më e madhe e aplikimeve hidhen poshtë.

Sakaq, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar të paktën 4700 kërkesa për azil vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2022. Këtu nuk përfshihen mijëra njerëz që po ikin me gomone. /noa.al