
Stadiumi “San Nicola” i Barit ishte më i nxehtë se kurrë. Gjatë ndeshjes së skuadrës vendëse ndaj Brescia, e vlefshme për Serie B, një mbështetëse e skuadrës pulieze u shfaq me tanga, pa asnjë turp, në “Curva Nord”.
Fotoja u bë menjëherë “virale” në rrjetet sociale. Coyotee Cutee, ky është emri i saj në Instagram ku ndiqet nga 60 mijë ndjekës, tha për “BariViva”:

“Si grua ndihem e lirë të tregoj trupin tim si dhe kur të dua, nuk më pëlqen të nënçmoj askënd duke e bërë këtë. Është zgjedhja ime e vetëdijshme si grua”.
21 vjeçe, e diplomuar në shkollën e mesme shkencore “Arcangelo Scacchi” në Bari, kjo tifoze e nxehtë është afër diplomimit për komunikim dixhital në Universitetin e Urbinos. Ajo është abonente e “Curva Nord” në stadiumin “San Nicola”.

Përveç studimeve, ajo është shumë aktive në OnlyFans, ku arrin të fitojë shifra marramendëse. “Duke punuar kështu, kam arritur të fitoj nga 4 deri në 5 mijë dollarë në muaj, sipas rastit.
Po flasim për shifra bruto, sepse ka TVSH dhe taksat duhet të zbriten nga fitimet”, – shpjegon ajo.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





