Transmetuar më 03-10-2022, 12:27

SHKODER- Grabitje me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një banesë në fshatin Kosmaç 4 ditë më parë.

Grabitësit kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë marrë një shumë parash rreth 1 mijë paundë dhe sende të tjera me vlerë.

Policia ende nuk i ka gjetur autorët, por ka rënë në gjurmë të tyre pasi ka gjetur skafandrat e motorëve që dyshohet se janë përdorur në grabitje. Skafandrat e gjetura kanë pasur njolla gjaku ndaj dyshohet se autorët kanë qenë të plagosur në momentin që janë larguar nga banesa e grabitur. Identiteti i pronarit të banesës ende nuk dihet.