Transmetuar më 03-10-2022, 11:14

Nëndetësja ruse me energji bërthamore, K-329 Belgorod, po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë për herë të parë ndonjëherë, supersilurin Poseidon, i cili shpesh quhet "arma e Apokalipsit".

Kështu thuhet në një raport të NATO-s, sipas të cilit Aleanca është vënë në gatishmëri të lartë dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të silurëve nga nëndetësja.

Poseidon është e aftë të mbajë koka bërthamore me rreze vepromidhjetë mijë kilometra larg dhe mund të gjenerojë një valë radioaktive që mund të zhdukë metropolet si Nju Jorku ose Los Anxhelosi.

184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa dalë në sipërfaqe.

Lufta në Ukrainë vijon prej 223 ditësh, ndërsa javët e fundit Kievi ka bërë përparime të dukshme duke rimarrë territore të kontrolluara nga forcat ruse.

Për pasojë Presidenti rus, Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm, ndërsa kërcënoi hapur Perëndimin duke u angazhuar se do të përdorë armët bërthamore.