Transmetuar më 03-10-2022, 10:08

Tiranë- Detaje të reja mësohen nga dhunimi dhe pengmarrja në autostradën Tiranë-Durrës.

Indrit Beqiraj ishte personi i cili u mor peng për dy orë nga 4 persona, pas një sherri në autostradën Tiranë-Durrës.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë Indrit Beqirajn dhe u larguan.

Bashkë me Indridin, në këtë përplasje ka qenë i pranishëm edhe vëllai i tij, Gentiani.

Pas sherrit ata i janë drejtuar Komisariatit të Policisë për të bërë denoncim. Mësohet se dy vëllezërit e kanë referuar si një konflikt të çastit ngjarjen para uniformave blu.

Ata kanë deklaruar se një makinë me katër persona brenda i kanë prerë rrugën kur ata udhëtonin me motor në autostradën Tiranë- Durrës dhe më pas ka nisur sherri i dhunshëm.

Megjithatë, burimet thanë se policia dyshon që konflikti midis dy vëllezërve dhe autorëve të ketë qenë më i hershëm dhe po hetohet si “heqje e paligjshme e lirisë”.