Transmetuar më 03-10-2022, 08:10

TIRANË – Merret peng një person në autostradën Tiranë-Durrës. I dyshuar si i marrë peng është shtetasi Indrit Beqiraj. Por mbetet për t’u konfirmuar nga policia.

Sipas informacioneve, Beqiraj, së bashku me një person tjetër ishte në motorin ‘Piaggo’ për në drejtim nga Durrësi. Dy mjete i kanë zënë pritë.

Autorët, zbritën nga mjetet duke u drejtuar te motori në të cilin ishte Beqiraj. Ato i dhunuan e më pas morën Beqirajn me vete. Nuk dihet nëse Indrit Beqiraj është person me të shkuar kriminale e nëse ka pasur konflikte me persona të tjerë kohët e fundit. Prej disa orësh nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

Pritet reagim i policisë së Shtetit.