Transmetuar më 02-10-2022, 22:44

Treshja Bora Zemani, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj mund të konsiderohet si historia rozë e këtij viti. Të gjithë e dinë tashmë këtë histori. Ndarja e Donaldit nga Bora, flirti me Beatrix Ramosaj, ndarja prej saj, bashkimi me Borën.

Bora Zemani ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Më lër të flas". Në faqen zyrtare të emisionit u publikua një video e saj me këngën e Beyonces- Alien Superstar, konkretisht pjesa "I am too classy for this world, forever I’m that girl". Moderatorja e ripostoi videon në Instastoryn dhe deri këtu jemi në rregull.

Mirëpo, të gjithë vëmendjen e ka marrë veprimi i Beatrix Ramosajt. Këngëtarja ka publikuar një foto në rrjete sociale dhe gjejeni çfarë? Ajo ka përdorur si mbishkrim të njëjtën pjesë të këngës "Alien Superstar".

Bora dhe Donaldi u rikthyen, por Beatrix Ramosaj nuk i ndal thumbat

"Forever I’m that girl" (Përgjithmonë jam ajo vajza), ka shkruar Beatris krahas fotos duke thumbuar kështu hapur Borën.