

Tayna, është njëra nga reperet më të suksesshme shqiptare.
Edhe gjatë këtij viti, ajo ka korrur suksese të shumta.
Tashmë kur jemi drejt fundit të vitit 2022, ajo është drejtuar me një mesazh për fansat.
“Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija edhe ata të cilët kanë një vetëbesim shumë të lartë. Por, mësoni të mos jeni aq të ashpër me veten dhe gjithmonë kini besim se gjithçka po ndodh për të mirën tuaj, pavarësisht se sa e vështirë është ta besoni.”, është shprehur reperja.
“Më e rëndësishmja, besoni në veten tuaj. Ajo që ju mendoni për veten tuaj është i vetmi mendim që ka rëndësi në fund të ditës sepse është jeta juaj. Ju dua të gjithëve dhe jam e lumtur që ju kam ndihmuar në ndonjë mënyrë. Ndjeva nevojën për t’ju dërguar të gjithëve pak energji të mirë në fund të këtij viti.”, ka përfunduar ajo.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






