Transmetuar më 02-10-2022, 17:07

Itali- Një vajzë 8 muajshe në Itali është rrahur nga partneri i nënës së saj dhe është në gjendje shumë të rëndë në spital. Mjekëve u kishin thënë më parë se vogëlushja kishte rënë nga karrigia, por kishte shumë mavijosje dhe të nxira. Ajo është shtruar në spital në Bergamo. Por e vërteta ishte ndryshe, pasi është goditur me shqelma, grushte dhe shuplaka të vazhdueshme nga njerku i saj.

Tentativa për vrasjen e foshnjës, për të cilën po heton Prokurori Publik i Pavias, ndodhi pasditen e së shtunës në zonën e Milanos, në një godinë në via Colombo në Casarile (Milano). I akuzuari për dhunën ndaj fëmijës ndodhet aktualisht në paraburgim dhe tashmë ka pranuar përgjegjësitë e tij para hetuesve.

Gjyshja ishte ajo që thirri për ndihmë të shtunën. Familjarët u kanë shpjeguar mjekëve se foshnja kishte rënë nga karrigia e lartë, duke i shkaktuar kështu dëmtime. Duke vërejtur mavijosjen e shumtë tek trupi i vogëlushes, mjekët lajmëruan policin.

Duke parë gjëndjen serjoze të fëmijës, transferohet më pas në spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, departamenti i pediatrisë i të cilit është një nga më të pajisurit në Itali. Prokuroria Publike e Pavias vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për çdo përgjegjës tjetër,përveç  të njerkut tashmë që është në paraburgim.