Transmetuar më 01-10-2022, 23:09

Tiranë- Përfundon numërimi i votave për zgjedhjen e kryetarit të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Bëhet me dije se Besart Xhaferri ka arritur të sigurojë 5256 vota nga ndjekësi më i afërt Mariglend Doçi me 1292 vota.
Në garë për të marrë drejtimin e Forumit Rinor të PD-së ishin 6 emra, Alesia Balliu, Arnold Karriqi, Artion Bajramaj, Barbara Doda, Besard Xhaferri dhe Mariglend Doçi.
Konkretisht kandidatët kanë marrë:
Besart Xhaferri – 5256 vota
Mariglend Doçi – 1292 vota
Artjon Bajramaj – 528 vota
Barbara Doda – 452 vota
Alesia Balliu – 186 vota
Arnold Kariqi – 168 vota