Java e Modës në Paris duket se ka sjellë harmoni në familjen e Victoria Beckham. Ish-këngëtarja e “Spice Girls”, bashkëshortja e legjendës së futbollit anglez, është parë e emocionuar.
Shkaku? Sepse ka parë djalin e saj Brooklyn me gruan e tij Nicola Peltz në rreshtin e parë në këtë event. Kujtojmë se me nusen e re, marrëdhëniet e Victoria ishin ftohur kohët e fundit.
Pas zërave për një shkëputje totale mes të treve, gjesti i papritur sigurisht që ka emocionuar dhe heshtur thashethemet.
Disa burime thanë për “Mirror” se pas shfaqjes kishte edhe një përqafim mes gruas së David Beckham dhe Nicola, duke u pajtuar të paktën në sytë e kamerave dhe fotografëve.
Po pse kishte pak urrejtje mes Victoria dhe së resë? Duket se origjina e ftohjes së vjehrrës me nusen e djalit ka qenë zgjedhja e Peltz për të veshur një fustan “Valentino” gjatë dasmën e saj, në vend që të zgjedhë një të markës së ish-këngëtares.
Duket se marka “Posh” nuk e ka përfunduar në kohë punën e planifikuar (vellon), ndaj Peltz ka bërë një zgjedhje tjetër. Sidoqoftë, tani duket se paqja mes vjehrrës dhe nuses është rikthyer.
Përballja – David Beckham thuhet se u përball me Brooklyn dhe diskutuan për ftohjen mes Victoria dhe Nicola Peltz. “Unë nuk mendoj se David e ka humbur ndonjëherë durimin me Brooklyn, as ka pasur arsye për të folur ashpër me të, por diçka ka ndodhur, – tha një burim për "Daily Mail". – Ai i tha djalit: Ti e di që ne nuk e bëjmë diçka të tillë në familjen tonë”.
Në fund, mësohet se David i tha Brooklyn-it: “Çfarë do të ndodhë më pas varet nga ju, por ne e kemi mbyllur këtë histori”. Sipas medias, David u mërzit nga komentet e bëra nga Peltz dhe Brooklyn në një intervistë për kopertinën e vjeshtës 2022 të "Grazia US:
“Për të qenë i sinqertë, gruaja është padyshim prioriteti im i parë dhe nuk dua ta shoh kurrë të mërzitur. Kur njerëzit thonë gjëra qesharake, ne thjesht flasim për to dhe vazhdojmë përpara. Ne e kemi 100 për qind mbështetjen e njëri-tjetrit dhe thjesht vazhdojmë së bashku”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd