Transmetuar më 01-10-2022, 08:25

Iker Casillas vazhdon të përpiqet të jetojë jetën e tij, pas ndarjes martesore nga Sara Carbonero, gazetarja e njohur sportive spanjolle. Një “beqari” që e ka lidhur ish-portierin e Real Madridit dhe kombëtares iberike me femra të ndryshme.

Para disa javësh dolën në dritë disa foto në të cilat ai shfaqej dorë për dorë me një bukuroshe, të cilës i ka vdekur burri futbollist, duke ndezur të gjitha alarmet për një dashuri të re të mundshme. Një situatë që tashmë është përsëritur.

Iker Casillas është lidhur ditët e fundit me një tjetër personazh të famshëm, i cili po ashtu sapo ka fituar statusin e beqares dhe nuk është askush tjetër veç Shakira. Një thashethem mbi të cilin ish-portieri ka dashur të prononcohet shpejt, duke treguar indinjatën e tij me mediat që kanë bërë jehonë të lajmeve të rreme.

Iker Casillas, indignado porque le relacionen con Shakira

Iker e ka shprehur zemërimin e tij përmes historive në Instagram, ku ka ndarë pamjet e lajmeve, që e lidhin atë me këngëtaren dhe ish-partneren e Gerard Pique. Disa lajme për të cilat ka dashur vetëm të shtojë diçka: “Prek hundën…, prek hundën…”, duke treguar indinjatën e tij për situatën.

Para Shakirës, tashmë ka pasur të tjera femra të famshme me të cilat ish-portieri gjasme ka qenë në lidhje, si Rocío Osorno, Alejandra Onieva, María José Camacho dhe Melyssa Pinto, ndër të tjera. Disa femra me të cilat mban miqësi në këto kohë.

Casillas është në një moment të mirë të jetës, shumë pranë familjes dhe miqve të tij në qytetin e Navalacruz, ku ka kaluar shumë nga koha e lirë. Ai ka qenë rregullisht edhe në kryeqytet, në Madrid, ku ka punuar si komentues i La Liga-s në derbin mes Realit dhe Atlético.