Transmetuar më 01-10-2022, 18:00

Horoskopi i tetorit 2022, shenjat më me fat dhe më pak fat

Tetori është një muaj vendimtar, për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në nivelin planetaro-astral. Për shumë njerëz do të jetë sinonim i suksesit dhe i realizimit të projekteve… Jeni kuriozë të dini më shumë? Ja çfarë thotë horoskopi i muajit të dhjetë të vitit 2022, nga astrologu italian Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.

Duke i paraprirë parashikimit për të 12 shenjat zodiakale, Paolo Fox, duke u përpjekur të thjeshtojë gjuhën astrale, thotë:

"Horoskopi tetor 2022: sa muaj i ngarkuar! Tetori është një nga muajt më të rëndësishëm për të patur kujdes dhe për t’i bërë sytë katër, pasi shumë planetë do të kenë ndryshime të rëndësishme.

Tre planetë (Merkuri, Plutoni dhe Saturni) dhe dy asteroidë i japin fund lëvizjeve të tyre retrograde, duke provokuar dëshirën për të ecur përpara me ambicie.

Sezoni i eklipsit fillon gjithashtu në fund të muajit, duke i shtuar edhe më shumë energji një muaji tashmë të mbushur me ngjarje astrale"

Dashi – Në dashuri, ndonjëherë mund të ndiheni të pamotivuar. Nëse lindin histori të reja dashurie, përpiquni t’i vazhdoni ato pa bërë shumë premtime dhe ecni me parimin e përjetimit të momentit, ditës. Ky muaj tetor nuk dhuron asgjë, bëhuni gati të luftoni për të marrë atë që dëshironi. Megjithatë është një muaj rilindjeje dhe fuqie, problemet që lindin në këtë periudhë do të zgjidhen në një kohë të shkurtër.

Demi – Ka pasur momente tensioni në fillim të vitit 2022, por keni arritur t’i përballoni me sukses. Gjithsesi, muaji tetor ju kërkon të bëni kujdes me paratë. Në fund të tetorit do të duhet të sqarohen marrëdhëniet duke bërë një bilanc. Shumë prej jush kanë shumë përgjegjësi dhe shumë angazhime që nuk ju lejojnë të keni një moment relaksi.

Binjakët – Është një kohë kur nuk mund të rrini ulur, gjithçka është në lëvizje e për rrjedhojë nuk mund të rrini në vendnumëro. Nëse jeni duke pritur për një përgjigje pune, ajo mund të vijë këtë muaj. Në dashuri, Afërdita është e favorshme dhe kjo është një notë pozitive veçanërisht për takimet e reja. Disa prej jush po ndizen nga dëshira apo nevoja siç e quajnë, që të vënë në provë personin që kanë për zemër. Megjithatë, yjet sugjerojnë që të mos merreni shumë me këtë gjë.

Gaforrja – Tetori ju paralajmëron për tensione, si në dashuri ashtu edhe në familje. Mërkuri, alarmon për një aspekt shqetësues, flet për mosmarrëveshje të vogla në sferën e dashurisë. Nga ana tjetër ky muaj vjeshte ofron mundësi të reja për ata që duan të ndryshojnë situatën e tyre profesionale. Është e rëndësishme të gjeni pak qetësi, shmangni zbrazjen në shtëpi, të tensioneve të lindura në punë.

Luani – Në dashuri duket se i keni idetë e qarta dhe mosmarrëveshjet po veniten. Fundi i tetorit do të jetë i përmbajtur, bëni kujdes të mos krijoni probleme të panevojshme në familje apo në punë. Kryeni të gjitha detyrimet në aspektin e punës. E njëkohësisht filloni të bëni zgjedhje të mira për të ardhmen, kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni tani.

Virgjëresha – Në ditët e para të tetorit mund të ndiheni veçanërisht nervozë, ka gjasa që të ketë disa shqetësime pune apo vonesa. Mos e vendosni dashurinë në plan të dytë, do të ishte e mençur të rizbuloni pasionin e vjetër. Nëse ka ndonjë provë për të kaluar, ju mund të mendoni se nuk do të keni sukses, por nuk do të ketë.

Peshorja – Në tetor planetët janë të gjithë në favorin tuaj dhe mund të merrni pak kënaqësi. Beqarët duhet të dalin ca më shumë, të bëjnë pazar dhe të mos kenë frikë nga ëndrrat. Edhe pse kjo periudhë duket sfiduese, mund të jetë gjithashtu shumë produktive. Për stresin që keni krijuar muajt e fundit, yjet rekomandojnë që të mbani nën kontroll fizikun tuaj.

Akrepi – Muaji tetor do të jetë shumë i rëndësishëm, nga data 23 do të arrini të zgjidhni disa pengesa, por nëse kjo nuk është e mundur do të duhet të flisni qartë dhe me zë të plotë aty ku duhet. Gjatë muajve të fundit ka pasur shumë harxhime, është e nevojshme të vlerësohen me kujdes të ardhurat dhe shpenzimet. Fundi i tetorit do të jetë shumë interesant për ofertat e punës.

Shigjetari – Keni forcë të madhe, është mirë të mendoni se çfarë duhet të bëni në funksion të së ardhmes. Nëse keni diçka për të diskutuar në shtëpi, është mirë të flisni menjëherë. Ky muaj i dhjetç nxjerr në pah dhe një tjetër fakt për ju: mund të jeni intolerantë ndaj njerëzve që ju bëjnë të humbni shumë kohë. Jupiteri është me ju, gjeni zgjidhjet dhe mos ushqeni polemika të kota.

Bricjapi – Prej disa muajsh jeni nën sulm, ndoshta duhet të merreni tani për të zgjidhur një mosmarrëveshje që po zgjat. Mos harroni se ju jeni mësuar të luftoni dhe jeni të bindur se vetëm me përkushtim mund të arrini një rezultat të madh. Nëse keni lënë pas një dashuri, përpiquni të kompensoni kohën e humbur. Nga 23 tetori do të jeni në gjendje të zgjidhni disa situata komplekse ose të vështira për t’u menaxhuar.

Ujori – Në këtë muaj të dhjetë, ju të shenjës së dhjetë zodiakale, ju ka kapur një dozë entuziazmi. Hidhuni në veprim për të sfiduar veten. Në fillim të vitit 2023 disa projekte mund të marrin formë. Për të kapërcyer mërzinë në lidhje të caktuara dashurie, nevojitet një "shkelje" e vogël. Fundi i tetorit pritet të karakterizohet nga disa konflikte.

Peshqit – Vëmendje maksimale në punën tuaj, sepse jeni shumë të hutuar. Mos u zemëroni sepse mund të gaboni edhe nëse keni të drejtë. Nëse pakënaqësia ndikon në disa marrëdhënie, duhet të jeni të kujdesshëm, shtyni një diskutim pas 23 tetorit. Për të sqaruar një situatë janë të favorizuara ditët e 25 dhe 26 tetorit. /noa.al