Transmetuar më 30-09-2022, 21:33

PRISHTINË- Këngëtari i njohur, Mozzik ka publikuar pak ditë më parë këngën e tij më të re me titull “Të dua”, një dedikim për të bijën Hana. Kënga preku zemrat e mjaft fansave dhe ka marrë mjaft klikime.

Por duket se dhe e vogla e ka dëgjuar këngën dhe ka dijeni të plotë se i dedikohet asaj.

Së fundmi, reperi Mozzik e ka ndarë në Instagram një video më të voglën e tij, teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin.

PJESË NGA BISEDA:

Hana: Ka bërë babi një këngë për mua!

Mozzik: Si e ka emrin kënga?

Hana: Të dua!

Mozzik: E unë kë e dua?

Hana: Mua.

Mozzik ka lansuar këngën më të re e cila titullohet “Të Dua”, ku kjo këngë i është dedikuar vajzës së tij, Hanës. Në këtë këngë, reperi ka shprehur keqardhje për faktin që nuk ka mundur të ishte pranë saj, pasi ai dhe Loredana janë ndarë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd