Transmetuar më 30-09-2022, 19:32

GREQI- Ngjarje e pazakontë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në Volvo të Greqisë, kur një 42-vjeçare me origjinë shqiptare, në gjendje të rënduar psikologjike, është futur në një shkollë duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesit e saj me një thikë shkruajnë mediat greke.

Gruaja ka hyrë në shkollë e tërbuar dhe në mënyrë karakteristike ka bërtitur “Do ju ha, do ju rrah”. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar gruan, e cila më pas u dërgua në komisariat.

Ndaj shqiptares është ngritur një dosje nga Policia e Magnezisë, e cila po heton ngjarjen.

42-vjeçarja është e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Fëmijët e saj nuk frekuentojnë shkollën, por dyshohet se nxënësit e shkollës bullizonin një nga fëmijët e saj, por edhe vetë atë. Gruaja u arrestua dhe u urdhërua shtrimi i saj në spital.