Transmetuar më 30-09-2022, 18:30

Ndërsa ligji kërkon që kompanitë të kenë rezerva 90 ditore që mos të ketë spekulim dhe luhatje çmimesh, i ashtuquajturit Bord i Transparencës ka goditur sërish me rritje çmimesh.

Nga pasditja e sotme ora 18 në pikat e karburantit, një litër naftë shitet me 229 lekë për litër nga 219 lekë dhe 213 lekë që u ul për fare pak ditë.

Rritje shumë ka dhe benzina e cila tani po shitet me 203 lekë nga 195 që ishte.

Vetëm çmimi i gazit të lëngshëm ka mbetur i pandryshuar dhe do të shitet deri në 78 lekë për litër. /noa.al