Transmetuar më 30-09-2022, 18:06

RUSI- Putin nënshkruan marrëveshjen e aneksimit të 4 rajoneve. Kërcënimet indirekte, duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore, për të mbrojtur territoret e aneksuara, ishin disa nga pikat kryesore ku u fokusua fjalimi i Putinit në Moskë.

“Dua që autoritetet e Kievit dhe shefat e tyre të vërtetë në Perëndim të më dëgjojnë: njerëzit në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia bëhen qytetarët tanë. Përgjithmonë!", tha presidenti rus.

"Rusia nuk do t’i tradhtojë kurrë njerëzit e katër rajoneve", vazhdoi Putin.

“Ne do të mbrojmë tokën tonë me të gjitha forcat dhe mjetet që kemi në dispozicion, do të bëjmë gjithçka për të siguruar jetën e sigurt të popullit tonë. Ky është misioni i madh çlirimtar i popullit tonë”, shtoi presidenti rus.

Ai deklaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara krijuan "dëmin" duke përdorur armë bërthamore kundër Japonisë në fund të Luftës së Dytë Botërore.

“Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend në botë që ka përdorur dy herë armë bërthamore, duke shkatërruar qytetet japoneze të Hiroshima dhe Nagasaki. Meqë ra fjala, ata krijuan një precedent” , tha ai, duke kujtuar gjithashtu se SHBA-të, së bashku me britanikët, “e kthyen Dresdenin, Hamburgun, Këlnin dhe shumë qytete të tjera gjermane në gërmadha gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

Nënshkrimet e Vladimir Putin

Putin nënshkroi dekretet e aneksimit të katër rajoneve të okupuara të Ukrainës në Rusi, me krerët përkatës të emëruar, gjatë ceremonisë së përgatitur për këtë qëllim nga Kremlini të premten.

“Qytetarët në rajonet e Ukrainës bënë zgjedhjet e tyre, ne nënshkruam aneksimin e tyre dhe shpresojmë që parlamenti ta pranojë. Përveç kësaj, e drejta për vetëvendosje parashikohet në Kartën e OKB-së. Këtu kanë luftuar stërgjyshërit tanë. Të gjithë ata që duan të kenë të drejtën për të jetuar janë viktima të veprimeve çnjerëzore të regjimit të Kievit. Ne do të ndërtojmë infrastrukturën dhe do të rrisim sigurinë në mënyrë që qytetarët të ndjejnë mbështetjen e plotë të Rusisë nënë. Ne kurrë nuk do t’i tradhtojmë ata, ata do të bëhen qytetarë rusë. Vendimi i vitit 1991 nuk u bazua në vullnetin e qytetarëve. Rusia nuk ka aspirata për ringjalljen e BRSS. E vërteta është në anën tonë”, tha Putin.

Në një pikë tjetër të fjalimit të tij, Putin tha se "ne jemi gati për bisedime me Ukrainën.

"Ne i bëjmë thirrje regjimit të Kievit që të ndërpresë menjëherë të gjitha armiqësitë, luftën që nisi në 2014 dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kievi duhet të respektojë zgjedhjen e qytetarëve në Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson. Kjo është e vetmja rrugë drejt paqes”, tha ndër të tjera Putin.

Presidenti rus sulmoi sërish Perëndimin, duke thënë:

“Perëndimi po kërkon një mundësi të re për të dobësuar dhe shkatërruar Rusinë. Por ka një vend kaq të madh dhe ata nuk e llogarisin këtë. Perëndimi dëshiron ta bëjë Rusinë një koloni, por ne do të mbrojmë të drejtat tona. Rusofobia e Perëndimit është raciste. Është e rëndësishme për Perëndimin që vendet të dorëzojnë sovranitetin e tyre për hir të SHBA-së”.

Dhe ai vazhdoi duke përdorur një gjuhë të ashpër kundër SHBA-së:

“Premtimet e tyre për të mos e zgjeruar NATO-n ishin një gënjeshtër. Ata po bëjnë një luftë hibride kundër nesh, duan të shkatërrojnë qytetërimin tonë. SHBA dominojnë Gjermaninë, Korenë dhe Japoninë, megjithatë ata flasin për të drejta të barabarta. Ata duan të bëjnë të njëjtën gjë me Rusinë, Kinën dhe Iranin. Janë SHBA që po shkatërrojnë infrastrukturën energjetike evropiane. SHBA-të besonin se me sanksionet kundër Rusisë do të mund ta rregullonin botën. SHBA po e largon Evropën nga burimet ruse të energjisë dhe, rrjedhimisht, në deindustrializimin e saj. Ata që duan të jetojnë sipas rregullave amerikane janë mazokistë”.

Pikëpyetje mbi Kherson dhe Zaporizhia

Kremlini njoftoi se mbetet ende për t’u sqaruar nëse Rusia po anekson të gjitha rajonet ukrainase të Khersonit dhe Zaporizhias apo vetëm pjesët e tyre të kontrolluara nga Rusia.

"Sa i përket kufirit të rajoneve Kherson dhe Zaporizhia, ai duhet të sqarohet", u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pak përpara ceremonisë gjatë së cilës Vladimir Putin do të zyrtarizojë aneksimin e katër zonave të Ukrainës.

Dy rajonet e tjera Donetsk dhe Luhansk do të aneksohen në tërësinë e tyre, pas njohjes nga Moska të sovranitetit të regjimeve të tyre përkatëse separatiste pro-ruse në fund të shkurtit, pak para pushtimit rus të Ukrainës. Sipas Institutit Amerikan për Studimin e Luftës, Moska kontrollon 72% të zonës së rajonit të Zaporizhia, ndërsa 88% e zonës së Khersonit dhe kryeqytetit të saj homonim është nën pushtimin rus.

Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gjithashtu gazetarëve se Rusia de jure do të përfshijë gjithashtu pjesë të Ukrainës që nuk janë nën kontrollin e forcave ruse, si pjesë e lëvizjes së saj për të aneksuar katër rajone të Ukrainës.

Edhe pse Rusia kontrollon pothuajse të gjithë territorin e provincës Luhansk, ajo kontrollon vetëm 60% të provincës Donetsk. Kur Peskov u pyet se çfarë do të ndodhte me pjesën e Donjeckut që i shpëtoi kontrollit rus, ai u përgjigj: "Ajo do të çlirohet". I gjithë rajoni i Donetskut do të bëhet pjesë e Rusisë.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

Lideri i Kremlinit Vladimir Putin dhe ‘guvernatorët’ pro-rusë të katër rajoneve ukrainase Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk, Lugansk kanë nënshkruar traktatet që sanksionojnë hyrjen e këtyre territoreve në Federatën Ruse.

Ceremonia u zhvillua në sallën e Shën Gjergjit në Pallatin e Madh të Kremlinit. Në fund të ceremonisë së nënshkrimit me krerët e katër rajoneve Denis Pushilin , Leonid Pasechnik , Vladimir Saldo dhe Yevgeny Balitsky.

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov shpërtheu në lot gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për aneksimin e territoreve të okupuara ukrainase. Lajmin e bën të ditur Ria Novosti.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot dokumentet që shpallin aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, teksa Moska nxiton të bllokojë avancimet territoriale që ushtria ukrainase po i arrin në fushën e betejës. Vendimi, një nga hapat ligjorë që Rusia thotë se do të çojë në aneksimin zyrtar të 15% të territorit të Ukrainës, konfirmon se Putin po e vazhdon luftën kundër Ukrainës, pavarësisht se kjo luftë pësoi një ndryshim të madh ushtarak këtë muaj si rezultat i kundërofensivës së forcave ukrainase.

Presidenti Biden dënon përpjekjet e Rusisë për aneksim të territorit të Ukrainës! Paralajmëron sanksione të reja Putin firmon aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës/ Zelenskyy: Joe Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dënoi sot përpjekjen e Rusisë për të aneksuar territorin e Ukrainës dhe njoftoi vendosjen e sanksioneve të reja. Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Deklarata thekson se këto veprime të Rusisë nuk kanë legjitimitet dhe se Shtetet e Bashkuara do të respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës dhe se do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj.

Në përgjigje të pretendimeve false të Rusisë për aneksimin e territorit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët njoftuan sot sanksione të reja ndaj individëve dhe entiteteve brenda dhe jashtë Rusisë, të cilët ofrojnë mbështetje politike apo ekonomike për përpjekjet e paligjshme për të ndryshuar statusin e territorit të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar në listën e sanksioneve Guvernatoren e Bankës Qendrore ruse, Elvira Sakhipzadovna Nabiullina, e cila ka qenë edhe këshilltare e Presidentit rus Vladimir Putin; familjet e Kryeministrit rus Mishustin dhe Ministrit të Mbrojtjes Shoigu; 109 deputetë; Këshillin e Federatës së Asamblesë Federale të Rusisë dhe 169 anëtarë të saj.

Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione edhe ndaj 14 kompanive furnizuese, ndër to edhe dy ndërkombëtare, "për mbështetjen e zinxhirëve të furnizimit ushtarak të Rusisë".

Ndër entitetet e sanksionuara përfshihen 57 entitete të reja në Rusi dhe Krime që Uashingtoni i akuzon se kanë ndihmuar "sulmin brutal të ushtrisë ruse ndaj Ukrainës". Këto përfshijnë kompani që blenë ose u përpoqën të blinin sende të origjinës amerikane për ushtrinë ruse dhe ato që kërkuan teknologji kompjuterike kuantike për përpjekjet e luftës.

Shtetet e Bashkuara bënë gjithashtu një paralajmërim për vendet e tjera që mbështesin përpjekjet e Rusisë. "Kontrollet aktuale të eksporteve të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë mund të zbatohen për entitetet në vendet e treta që kërkojnë të ofrojnë mbështetje materiale për sektorët ushtarakë dhe industrialë të Rusisë dhe Bjellorusisë", thuhet në një deklaratë të Thesarit.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu u zotuan se do të punojnë për ta bashkuar komunitetin ndërkombëtar në dënimin njëzëri të këtyre lëvizjeve të Rusisë, si dhe për ta mbajtur atë përgjegjëse për veprimet e saj.

Marrë nga VOA

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd