Satellogic, kompania amerikane që bën mbledhjen e të dhënave të Vëzhgimit të Tokës, njoftoi sot se ka arritur një marrëveshje trevjeçare me Qeverinë të Shqipërisë për të përdorur dy satelitë me afat të kufizuar.
Sipas kompanisë, Shqipëria do të ketë akses prioritar në dy satelitë, të cilët do të emërtohen "Albania-1" dhe "Albania-2", që pritet t’i bashkohen flotës së Satellogic në lëshimin e saj të ardhshëm satelitor me SpaceX.
Emiliano Kargieman, CEO dhe Bashkëthemelues i Satellogic, vuri në dukje një fakt tjetër kur tha ndër të tjera se me këto dy satelitë, “Shqipëria po synon të zbatojë detyrat e saj si anëtare e NATO-s.”
Sakaq qeveria shqiptare pohoi se satelitët janë marrë në përdorim të kufizuarpër tre vjet dhe qiraja që do të paguhet është 6 milionë dollarë, raporton noa.al.
Ndonëse qeveria shqiptare nuk e përmendi detajin që publikoi kreu i Satellogic, ajo pohoi në njoftim për shtyp se u nënshkrua "Kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë…".
Satellogic thotë se do t’i mundësojë Shqipërisë të adresojë çështje urgjente që përfshijnë menaxhimin e bujqësisë, kulturat e paligjshme, aktivitetin e ndërtimit të paligjshëm, menaxhimin e trafikut, monitorimin e zjarreve, sigurinë kufitare dhe monitorimin mjedisor përmes imazheve me cilësi të lartë me kapacitet në mbarë vendin me një çmim me kosto efektive, pa dhënë detaje financiare në këtë aspekt. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd