Transmetuar më 30-09-2022, 11:09

"Në listën tonë të qëllimeve menduam se Manchester City ishte skuadra më e mirë. Bayern Munich ishte numri dy, Real Madridi numri tre, PSG numri katër…

Ekipet e tjera angleze, të cilat po ecin mjaft mirë, na donin, si Liverpool dhe Chelsea. Përveç këtyre, aty ishte edhe Barcelona. Të gjithë ishin pak a shumë në të njëjtin nivel për ne…”

Këto janë fjalët e Alfie Haaland, babait të Erling, të publikuara në dokumentarin “Haaland, vendimi i madh” dhe të raportuara nga “Times”.

Babai i sulmuesit të Manchester City shpjegoi zgjedhjen për të pranuar ofertën e “qytetarëve” të Guardiolës, por u fokusua edhe tek e ardhmja e djalit, një nag yjet më të mëdhenj të futbollit actual:

"Unë mendoj se Erling dëshiron t’i testojë aftësitë e tij në të gjitha ligat. Pastaj, mund të qëndrojë atje për 3 ose 4 vite më së shumti. Mund të jetë, për shembull, 2 vite e gjysmë në Gjermani, 2 vjet e gjysmë në Angli dhe pastaj në Spanjë, Itali, Francë…”