Transmetuar më 30-09-2022, 09:52

Greqi- Aksidentohet me motor punonjësi i policisë në Greqi.
Polici 32-vjeçar u përplas me një makinë mëngjesin e djeshëm rreth orës 11 në autostradën e Atikës.
Mësohet se ai shërbente si roje për një avokat të njohur.
Kur drejtuesi i mjetit përpara frenoi për të shmangur një qen, polici fatkeq u përplas në pjesën e pasme të mjetit.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes.