Transmetuar më 30-09-2022, 08:20

Tiranë- Rrëzohet pema dhe zë poshtë automjetet në Tiranë.

Rasti ka ndodhur te ‘Myslym Shyrit’ shumë pranë urës së Drejtorisë së Policisë.

Rrëzimi nuk ka dëmtuar këmbësorë. Por dëmet materiale të mjeteve janë të konsiderueshme.

Gjithashtu rrëzimi i pemës ka bllokuar qarkullimin në këtë aks rrugor dhe pritet largimi i drurit nga ndërmarrja përkatëse në bashki.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd