Transmetuar më 29-09-2022, 15:22
![](https://noa.al/newsImages/2022/09/euro9.jpg)
Kosovë- 5 miliardë e 206 milionë janë depozitat e kosovarëve nëpër bankat komerciale në vend.
Këtë e thekson raporti i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës, i publikuar këtë të enjte por që pasqyron gjendjen për muajin gusht.
Depozitat e ekonomive familjare janë 3 miliardë e 524.7 milionë
Depozitat e korporatave jo financiare 1 miliard e 048.5 milionë,
Depozitat e korporatave tjera financiare 262.1 milionë.
Në Kosovë aktualisht operojnë 11 banka komerciale. Express
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd