Transmetuar më 29-09-2022, 10:54

Eduard Romeu, zv.presidenti i Barcelonës, foli për të ardhmen e klubit dhe Lionel Messi, ende i gdhendur në mendjet dhe zemrat e tifozëve katalanas.

U trajtuan shumë tema, por rikthimi i yllit argjentinas në "Camp Nou", sigurisht që është më stimuluesja: “Do të kthehej falas, me siguri, por është vendim teknik dhe i vetë lojtarit”.

Pra, dera mbetet e hapur për shtatë herë fituesin e "Topit të Artë", por aspekti ekonomik i operacionit duhet të merret parasysh, duke pasur parasysh dyshimet e shumta për financat e Barçës, për të cilat Romeu nuk ka asnjë dyshim, pas zgjedhjeve të një viti e gjysmë më parë, që rikthyen Laportën në krye:

"Ne kemi ndryshuar tërësisht strukturën. Kemi kaluar nga të pasurit lojtarë me nivele pagash jashtë logjikës së tregut te lojtarët me nivele projeksioni dhe tregu, gjë që sigurisht do të jetë e rëndësishme.

Pa tingëlluar mendjemadh, – vazhdon Romeu, – ne e shpëtuam Barçën, por nuk jemi të shëndetshëm financiarisht. Na duhen shumë masa shtrënguese dhe rigoroziteti, ka shumë punë për të bërë.

Barça do të jetë e shëndetshme në 5 vitet e ardhshme. Në sezonin 2024-2025 do të jemi në nivelin e kundërshtarëve”. Pra, ka shumë aspekte për ta vazhduar punën.

Ndërkohë, merkatoja dimërore po afron dhe Romeu nuk përjashton ndërhyrjet e mundshme: “Ka vend, edhe nëse këtë verë kemi bërë një përpjekje shumë të rëndësishme. Nëse ka diçka të nevojshme, do ta bëjmë”.