Transmetuar më 29-09-2022, 10:25

Sherri mes Antonio Cassano dhe Alessandro Renica vazhdon. Ish-sulmuesi, i ftuar i Fedez dhe Luis Sal, gjatë një episodi të Podcast-it Muschio Selvaggio, duke lavdëruar Maradonën kishte deklaruar se “Pibe de Oro” e kishte fituar titullin e parë me Napolin me disa arratisje nga shtëpia në ekip…

Një deklaratë që nuk i ka pëlqyer aspak Renica, i cili duke iu përgjigjur ashpër fjalëve të “Fantantonios”, në rrjetet sociale kishte komentuar: "I arratisur është truri juaj. Në mënyrë të pakthyeshme".

Renica në fakt ishte pjesë e atij grupi që solli titullin te Napoli. Nën Vezuv nga viti 1985 deri më 1991, ai luajti 194 ndeshje me fanellën e Napolit, duke shënuar 17 gola dhe fituar dy tituj kampioni, dy Kupa të Italisë, një Kupë UEFA dhe një Superkupë të Italisë.

Cassano, megjithatë, në vend që të “kafshonte gjuhën”, vazhdoi t’i hidhte benzinë ​​zjarrit. Duke folur për “Bobo TV” në Twich përsëriti qëndrimin e tij: "Disa ish-lojtarë që nuk i njoh nga Napoli, nuk e di se kush dreqin, tha diçka. Po e përsëris, lojtarët me të cilët fitoi Maradona te Napoli janë të panjohur.

Maradona bëri një mrekulli duke luajtur me lojtarë të varfër profesionalisht në krah. Ishte një jashtëtokësor, titullin e parë e fitoi vetëm, në të dytin kishte bashkëlojtarë më të fortë si Alemao, Careca. Dikush mund të thotë të kundërtën, por nuk është kështu. E nderova Maradonën dhe kaq".

Në rrjetet sociale erdhi edhe përgjigja nga Renica, i cili duke postuar fjalët e Cassanos tha: "Epo, do të kontrolloj nëse është e përshtatshme të të çoj në gjykatë… Padyshim që çdo të ardhur do të shkojë për bamirësi. Nuk e di cilët janë, por ai i gjykon lojtarët e Napolit të titullit të parë si të varfër profesionalisht. Mendje e gjorë…”