
SHBA- Rreth 2 milionë njerëz në Florida vlerësohet të jenë pa energji elektrike pasi uragani Ian goditi mëngjesin e sotëm vendin duke përmbytur vijën bregdetare dhe duke dëmtuar infrastrukturën dhe pronën.
Uragani, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 150 mph (241 km/h), u vlerësua si stuhi e Kategorisë 4, klasifikimi i dytë më i fortë në shkallën me pesë nivele të meteorologëve.
Miliona banorë u urdhëruan të evakuoheshin, megjithëse guvernatori i shtetit, Ron DeSandis, tha se ishte tepër vonë për të evakuuar njerëzit nga qarqet Collier, Lee, Sarasota dhe Charlotte, ku po afrohej stuhia.
Florida Power & Light, kompania më e madhe e shtetit, paralajmëroi për "dëmtime të mëdha në infrastrukturën elektrike" dhe parashikoi se pjesë të sistemit të saj do të duhej të riparoheshin pasi uragani të kalonte nëpër shtet.
Makinat e zhytura në ujë, parkingjet e përmbytura dhe ndërprerjet e energjisë elektrike janë disa nga skenat dramatike që po shohim në të gjithë Floridën jugperëndimore, ndërsa sistemi i stuhisë largohet nga bregu.
Uragani Ian vazhdon të godasë brigjet e Floridës, me stuhi të forta dhe erëra me shpejtësi të lartë.
Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se kishte kontaktuar De Sandys për ta informuar atë se qeveria federale do t’i ofronte ndihmë Floridës. Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave të SHBA dërgoi 700 zyrtarë në Florida dhe dërgoi 3,5 milionë litra ujë dhe 3,7 milionë ushqime në Alabama, si dhe gjeneratorë.
Our community in Southwest Florida will not be the same for a very long time as a result of #huricaneian . This storm surge has destroyed everything in its path and it’s still going. #HurricaneIan #FortMyers pic.twitter.com/y5n2Z0Jav9
— Joe Guerra (@_jg54) September 28, 2022
https://twitter.com/i/status/1575266695962206208
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





