Transmetuar më 28-09-2022, 23:40

TIRANË- Jehona e dasmës së Arminës me Shkëlzen Berishën vazhdon. Kësaj here flet protagonistja. Gjatë diskutimit në “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani u shpreh se fustanin e parë të dizenjuar nga Vivienne nuk ia kanë pëlqyer. Blogerja shtoi se ai ishte një fustan i mirëmenduar në detaje nga stilistja që i përshtatej asaj.

“Sa veta më kanë sharë për fustanin? O zot se ke idenë! Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan,”- tha Armina.

Por mesa duket më për afër zemrës ka atë të stilistit shqiptar, për të cilin u inspirua nga videoklipi i saj i preferuar.

“Unë kam një fustan tjetër që do të bëj fotot por nuk e kam veshur se doja të kërceja. Fustani i Valdrinit ishte super se më kuptoi idenë se unë dua atë të Guns ‘n Roses November Rain,”- shtoi Armina.