Transmetuar më 28-09-2022, 19:03

ZVICËR- Dënim maksimal për një shqiptar në Zvicër. Gjykata e Lartë e Aargaut ka shpallur fajtor për vrasje të shumëfishtë një shtetas nga Kosova pas më 8 janar të 2018 vrau gruan dhe motrën e saj, të dyja shtetase shqiptare.

Sipas aargauerzeitung.ch, Gjykata e Lartë e Aargaut e shpalli fajtorin për vrasje të shumta dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Shqiptari për këtë vepër ai ishte gjykuar nga data 7 deri më 10 qershor 2021.

Ai duhet t’u paguajë paditësve privatë gjithsej më shumë se 200.000 franga si kompensim dhe dëmshpërblim. Kështu, Gjykata e Lartë konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut Brugg.

Si hap tjetër, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim. Palët pastaj kanë 30 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Lartë Federale.