Transmetuar më 28-09-2022, 12:22

Lushnje- Policia e Lushnjes njofton se ka identifikuar autorin e dyshuar të atentatit ndaj një 44-vjeçari në datën 20 shtator në në këtë qytet.

Ai është Dorian Shurdhi, 29 vjeç dhe është shpallur në kërkim.

Kujtim Meta po qëndronte në një lokal pranë stacionit të trenit në qytetin e Lushnjës, kur 29-vjeçari Dorian Shurdhi, iu afrua dhe e qëlloi dy herë me armë zjarri pistoletë.

Meta u qëllua një herë në gjoks dhe në bark. Pas atentatit, autori u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot, pas hetimeve është bërë i mundur identifikimi i tij.

Kujtim Meta nuk ka precedentë të mëparshëm penalë dhe ende nuk dihen arsyet që e çuan të riut të qëllonte drejt tij.

Për 29-vjeçarin, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”