Transmetuar më 28-09-2022, 11:39

LEZHË- Po qarkullonte me biçikletë, rrëshqet dhe bie në ujërat e lumit Drin.

Ngjarja ndodhi në Ishull Lezhë. Personi është parë nga kalimtarët që ra dhe në moment është njoftuar ambulanca dhe zjarrfikëset.

Zjarrfikëset arritën shpejt në vendngjarje dhe arritën ta nxjerrin atë nga lumi.

Sipas informacioneve, burri ka pësuar lëndime gjatë rënies dhe po trajtohet nga mjekët.