Transmetuar më 28-09-2022, 10:55
TIRANË- Ndryshojnë çmimet e karburanteve në vend! I ashtuquajturi Bordi i Transparencës njoftoi sot se ka vendosur ta shtrenjtojë çmimin e benzinës duke e çuar në 195 lekë për litër, ndërsa uli me 4 lekë naftën dhe la të pandryshuar gazin për automjete.
Nga sot ora 18 dhe pa afat, nafta do të shitet me 219 lekë për litër, benzina 195 lekë dhe gazi 78 lekë për litër.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd