Transmetuar më 28-09-2022, 09:38

Lionel Messi nuk është vetëm një nga krijuesit më të mirë të rasteve në lojë (asisteve), por është edhe “vdekjeprurës” para portës kundërshtare.

Ylli i Paris Saint-Germain është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Argjentinës dhe mban shumë rekorde të tjera golashënuesish, si në nivel klubesh, ashtu edhe në nivel kombëtaresh.

Për kombëtaren, gjithçka filloi me një paraqitje të trazuar debutuese kundër Hungarisë në vitin 2005, me Messin që mori karton të kuq vetëm një minutë pasi u aktivizua nga stoli.

Megjithatë, kjo ishte thjesht një shkundje në rrugëtimin e tij drejt madhështisë. Sulmuesi shënoi golin e tij të parë me Argjentinën në nivel të lartë në humbjen 3-2 të miqësores kundër Kroacisë, vitin e ardhshëm.

Ky doli të ishte fillimi i një serie mbresëlënëse golashënuesi dhe Messi që atëherë ka qenë në gjendje të festojë gola pak a shumë kudo që ka shkuar.

Ja totali i golave ​​të Lionel Messit me kombëtaren e Argjentinës dhe shpërndarja e tyre sipas garave ku ka marrë pjesë: