Transmetuar më 27-09-2022, 20:48

Elbasan- Arrestohet shoferja që aksidentoi policin në Elbasan.

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mbrëmjes në  aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen.

Automjeti tip "Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan Ferdinant Bahja 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Punonjësi i Policisë ishte në krye të detyrës, pasi kishte shkuar për të trajtuar një aksident të ndodhur më parë, daljen e një automjeti nga rruga, në këtë aks.

Drejtuesja e automjetit S. V., është arrestuar në flagrancë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.