Transmetuar më 27-09-2022, 19:50

Tiranë- U zhvillua mbledhja e Kryesisë së PS.

Në këtë takim ka pasur disa zhvillime sa i përket drejtuesve në qarqe.

Drejtues politik për qarkun e Vlorës është zgjedhur Blendi Klosi, duke zëvendësuar kështu Arben Ahmetajn i cili “zhvishet” nga të gjitha postet që kishte në PS.

Ndërsa, drejtues politik për qarkun e Shkodrës është zgjedhur Elisa Spiropali kurse në Kukës është vendosur Pandeli Majko.

I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së kryesisë se çfarë ka bërë ish-zëvendëskryeministri Ahmetaj që “është ndëshkuar”, Rama tha se komente për emrat nuk ka. Sipas tij, PS është një skuadër dhe secili nga lojtarët ka pozicionin e vet.

“Nuk flasim për emrat. PS është një skuadër dhe secili lojtar ka pozicionin e vet. Në rast se do të luanin të gjithë në të njëjtin pozicion, atëherë nuk do të ishte më skuadër. Ne jemi në rrugën para fushatës së zgjedhjeve lokale dhe ndryshimet janë normale.”