Transmetuar më 27-09-2022, 15:40

Itali- Një shqiptar 26-vjeçar është arrestuar në Riete të Italisë për shkak se ishte shpallur në kërkim nga autoritete shqiptare.

Mësohet se Shqipëria e kërkonte të riun kudo, pasi ishte i dënuar me 4 vjet heqje lirie për kultivim kanabisi.

Shqiptari është ndaluar nga një kontroll rutinë i policisë italiane ku pas kontrolleve ka rezultuar së është i shpallur në kërkim nga autoritet shqiptare.

Tashmë italianët kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.