Transmetuar më 27-09-2022, 14:23

Një 68 vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në Devoll. Sipas njoftimit zyrtar, i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe është vetëvarur.

Njoftimi i Plotë:

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2022, rreth orës 13:30, në fshatin Progër, në banesë, është gjetur dyshohet i vetëvarur shtetasi N. N., 68 vjeç. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.